Pagat e pjesëtarëve të Ushtrisë dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut do të rriten duke nisur nga 1 janari, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Ai paralajmëroi gjithashtu një zgjidhje të qëndrueshme për ushtarët profesionistë që arrijnë moshën 45-vjeçare.
Të lidhura
None found
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, Misajllovski tha se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin e Qeverisë dhe pritet të merret në diskutim në mbledhjen e ardhshme qeveritare.
Sipas tij, ushtarëve do t’u mundësohet vijimi i karrierës deri në pension, ndërsa me sindikatat pritet të arrihet edhe një marrëveshje e re kolektive, duke garantuar ruajtjen e të drejtave aktuale të punonjësve.
Ministri deklaroi se gjatë mandatit të tij janë shlyer më shumë se 26 milionë euro për çështje gjyqësore që kanë të bëjnë me vitet 2019 dhe 2020.






