QSUT jep informacion për të lënduarit në protestë: 5 persona shkuan në spital, përfshirë 2 të mitur

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar informacionin për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme. Sipas njoftimit të orës 17:00, në SUT janë paraqitur 5 persona: një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.

Efektivi i policisë mori trajtim dhe u largua nga spitali. Nga dy të miturit, njëri u trajtua dhe u largua, ndërsa tjetri po ekzaminohet. Gjendja shëndetësore e protestuesit dhe e kalimtarit është e mirë.

Të lidhura

None found


Shtuar më 16.10.2026 17:23