Agjencia Amerikane e Hapësirës ka bërë të ditur se do të fluturojë me helikopterin e parë në Mars, në fillim të muajit prill.
Një helikopter me madhësinë e një Chihuahua-s do të eksplorojë udhëtimin e tij në Planetin e Kuq nga Rover Perseverance, i cili bëri uljen e tij dramatike në kraterin “Jezero”, para një muaji, shkruan BBC-i.
I quajtur “Ingenuity”, avioni me dy rotorë që peshon 1.8 kg do të provojë një seri kërcimesh të shkurtra në ajrin e rrallë të Marsit.
“Nëse është i suksesshëm, ai do të përfaqësonte diçka të madhe”, është shprehur “NASA”.
Kjo është një referencë natyrisht për Orville dhe Wilbur Wrightin, të cilët në vitin 1903 kryen fluturimin e parë historik të avionëve me fuqi më të rëndë se ajri këtu në Tokë, e për të shënuar lidhjen, agjencia zbuloi se një copë pëlhure në madhësi të pullave postare nga një krah i avionit të vëllezërve ishte ngjitur në Ingenuity./BBC/