Në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup, disa të mitur kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar. Një tjetër i mitur e ka regjistruar ngjarjen me telefon dhe pamjet janë publikuar më pas në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se sulmi ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 15 tetor.
Denoncimin e ka paraqitur D.L. (43), i cili ka njoftuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur dhe se njërin prej tyre e njihte.
Policia nuk ka sqaruar nëse fëmija ka pësuar lëndime. Nuk është bërë e ditur as platforma ku është publikuar videoja.
Sipas MPB-së, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.





