E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në diskutim mbi atë nëse ai do të jetë duke luajtur për PSG-në edhe në sezonin 2021/22 apo do të largohet me Real Madridin që ka shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.
Gjithsesi lajmet e fundit që vijnë nga Franca japin indikacione se sulmuesi francez nuk do të ndryshojë skuadër në këtë sezon.
Raporti gjithashtu thotë se Mbappe u ka thënë shokëve të ngushtë brenda dhomës së zhveshjeve se ai nuk pret të largohet nga Parisi deri në vitin e ardhshëm.
Mbappe është i etur për t’u bashkuar me Real Madridin, por në vend të kësaj duket se do të jetë partner me Lionel Messin në sulmin e PSG-së për edicionin 2021-22.