Të rinjtë marrin në kontroll kryeqytetin, marshojnë masivisht në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pas tërheqjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë protestuesit janë nisur nga Rruga e Durrësit, duke vijuar marshimin në drejtim të Zogut të Zi, zonës së 21 Dhjetorit dhe përgjatë Rrugës së Kavajës.

Me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kundër qeverisë, të rinjtë kanë vijuar protestën, ndërsa në marshim janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, në mbështetje të kërkesave të tyre.

Të lidhura

None found

Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa të rinjtë vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria.

 


Shtuar më 16.10.2026 12:42