Pra, funksionoi”: Elon Musk paraqet Tesla Roadster-in, automjeti që do të fluturojë si raketë

Miliarderi Elon Musk zbuloi të enjten në mbrëmje para adhuruesve të Tesla-s projektin më të ri e ndoshta më ambiciozin e kompanisë: Roadster-in e gjatëpritur, një makinë elektrike që sipas tij mund të fluturojë.

“Na duhet një audiencë për të vërtetuar se nuk bëhet fjalë për inteligjencë artificiale apo simulim”, u shprehu Musk përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të ngjarjes.

Të lidhura

None found

“Ju mund t’u tregoni të tjerëve se e keni parë me sytë tuaj, sepse nuk do t’i besoni asaj që do të shihni”, shtoi ai.

Sipas atyre të pranishmëve, automjeti realizoi manovra të jashtëzakonshme: u drejtua përmbys, kërcyei mbi pesë makina Tesla të rreshtuara njëra pas tjetrës dhe performoi një rrotullim në ajër falë motorëve shtytës të SpaceX.

“Pra, funksionoi”, deklaroi Musk pas demonstrimit.

Ai shpjegoi se Roadster-i përmban “motorë të vegjël për kontrollin e pozicionit dhe motorë kryesorë në pjesën e pasme, gjë që i mundëson të fluturojë pothuajse si një raketë”.

“Mund të kryejë rrotullime dhe akrobaci të çmendura”, tha Musk, duke shtuar me humor se “nuk është domosdoshmërisht një makinë e projektuar me prioritet sigurinë”.

Demonstrimi i dytë e konfirmoi këtë deklaratë: automjeti u qas një rreshti Tesla-sh, u ngrit në lartësi dhe ekzekutoi një “kickflip” mbi ta.

Në një tjetër provë, Roadster-i arriti përshpejtimin nga 0 në 60 milje në orë (rreth 100 km/h) brenda më pak se një sekonde.

Faqja zyrtare e Tesla-s tregon se rezervimet për automjetin janë hapur tashmë, me tre variante në dispozicion: Performance, Thrust dhe Rocket.

Sipas kompanisë, Roadster-i ofron një autonomi prej mbi 300 miljesh (rreth 480 km) dhe në versionin Rocket arrin një shpejtësi maksimale mbi 230 milje në orë (rreth 370 km/h).


Shtuar më 16.10.2026 12:23