Ilir Daja para sfidës me Teutën: Duam fitoren ndaj kryesuesve dhe do të japim maksimumin

Dinamo do të luajë nesër kundër Teutës, në përballjen e javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Në prag të takimit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i skuadrës dinamovite, Ilir Daja, foli për mediat.

Të lidhura

None found

Daja e vlerësoi Teutën si një ekip të qëndrueshëm në javët e para të kampionatit dhe nënvizoi se kundërshtari aktualisht kryeson renditjen. Megjithatë, ai theksoi se Dinamo synon të rikthehet te fitorja dhe do të zbresë në fushë për të marrë maksimumin.

Trajneri bëri të ditur se skuadra ka punuar intensivisht gjatë gjithë javës për këtë sfidë, ndërsa seanca e fundit stërvitore u zhvillua sot. Sipas tij, lojtarët që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë janë përgatitur mirë dhe duhet të shfaqin në fushë atë që ekipi ka punuar me seriozitet gjatë stërvitjeve.


Shtuar më 15.10.2026 23:09