VIDEO/ Mirlind Daku shkëlqen me dy gola, Spartaku i Moskës përmbys Rodinas në Kupë

Mirlind Daku është protagonist kryesor i përballjes mes Spartakut të Moskës dhe Rodinas, që po zhvillohet në transfertë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar dy herë, duke e çuar rezultatin në 2-3 në favor të miqve.

Goli i parë i Dakut erdhi në minutën e 49-të, kur ai barazoi shifrat në 2-2. Në minutën e 64-të, shqiptari shënoi sërish me një realizim shumë të bukur, duke mposhtur për herë të dytë portierin e skuadrës vendase dhe duke përmbysur rezultatin.

Të lidhura

None found

Paraqitja e tij tregon se përshtatja me ekipin e ri po ecën në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa Daku po shndërrohet në një futbollist të rëndësishëm për repartin ofensiv të Spartakut të Moskës.

Një nga golat e Mirlind Dakut


Shtuar më 15.10.2026 21:27