Mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit ishin në fokus të takimit që Glauk Konjufca zhvilloi sot me Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai. Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës priti ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit, i cili mban rangun e ministrit.
Njoftimi për takimin bën të ditur se biseda mbi raportet mes dy shteteve u përqendrua veçanërisht te ekonomia, investimet dhe marrëdhëniet diplomatike, si fusha ku mund të zgjerohet bashkëpunimi dypalësh.
Të lidhura
None found
Duke shprehur vlerësimin për miqësinë ndërmjet dy vendeve, Konjufca nënvizoi nevojën për një dialog politik më të fortë dhe për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit me Omanin.
Përmes këtij takimi synohet të nxitet komunikimi diplomatik dhe të përcaktohen fushat ku të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta.







