Saimir Korreshi i bashkohet protestuesve në Tiranë, qytetarët e mirëpresin dhe bëjnë selfie me deputetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, iu bashkua këtë pasdite protestës së zhvilluar në qendër të Tiranës, duke u përfshirë mes grupit të madh të qytetarëve.

Ndryshe nga situata e krijuar dy ditë më parë, kur disa deputetë demokratë u detyruan të largoheshin nga turma, Korreshi u prit pozitivisht nga protestuesit.

Të lidhura

None found

Disa prej tyre kërkuan të fotograf eheshin me të, ndërsa deputeti lushnjar vijoi të ecte mes turmës pa hasur kundërshtime apo reagime refuzuese.

Korreshi njihet për denoncimet e problematikave të zonës së Lushnjes, të cilat i përcjell me një stil të veçantë dhe unik.


Shtuar më 15.10.2026 19:23