Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, konfirmoi se partia e tij do të marrë pjesë në Grupin Punues të krijuar për hartimin e mbrojtjes në shkallën e dytë të Gjykatës Speciale.
Të lidhura
None found
Abdixhiku tha se i ka kërkuar shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së të propozojë akademikun Kujtim Shala si përfaqësues në këtë grup. Nëse Shala nuk mund të marrë pjesë, sipas tij, përfaqësuese me siguri do të jetë vetë Jehona Lushaku-Sadriu.
Ai u shpreh se LDK-ja mbështet përpjekjet e përbashkëta kombëtare në këtë drejtim, për sa kohë qytetarëve të Kosovës nuk u krijohen pritshmëri të rreme përmes nismave që nuk kanë efekt juridik. Në këto kushte, shtoi Abdixhiku, çdo përpjekje tjetër është e pranueshme.





