Dinamo kërkon kthesën në “Elbasan Arena”, Teuta synon të ruajë ecurinë

Java e 7-të e “Abissnet Superiore” nis me takimin Dinamo – Teuta. Dy skuadrat përballen nesër, të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:30.

Të lidhura

None found

Pas humbjes në Shkodër, kryeqytetasit kërkojnë të reagojnë përballë një Teute që synon t’i japë vazhdimësi rezultateve të saj.

Ecuria e deritanishme i ka paraqitur durrsakët si pretendentë për titull dhe ata duan të tregojnë forcën e tyre edhe në këtë duel. Për Dinamon, vetëm fitorja do të mjaftonte për të mos humbur kontaktin me dy vendet e para dhe për të mbetur në garën për Superioren.

Në “Elbasan Arena” pritet një përballje e fortë, ku të dyja skuadrat do të hyjnë në fushë me synime të qarta dhe pa fshehur kartat.


Shtuar më 15.10.2026 17:33