Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë, pasi reshjet e dendura kanë rritur rrezikun për përmbytje në qytet.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e saj, konsullata këshillon shmangien e zonave të përmbytura, nënkalimeve dhe rrugëve ku është mbledhur ujë. Gjithashtu, qytetarëve u rekomandohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të forta.
Qytetarët janë udhëzuar të respektojnë këshillat e autoriteteve lokale dhe të marrin informacion vetëm nga burimet zyrtare, me synim garantimin e sigurisë së tyre.
Në rast emergjence, Konsullata mund të kontaktohet në numrin +90 531 105 63 91.







