Barcelona do të zbresë në fushë me një fanellë të re kur të presë Real Madridin në Camp Nou, më 25 tetor. Ndeshja e El Clasicos zhvillohet në kuadër të javës së dhjetë të La Ligas.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, klubi katalanas do të sjellë një tjetër ndërthurje të futbollit, muzikës dhe modës përmes bashkëpunimit me sponsorin e fanellës, Spotify.
Të lidhura
None found
Këtë edicion, në qendër të projektit është artisti amerikan Tyler, Creator. Marka e tij e veshjeve, Golf Ëang (Golf), do të vendoset në fanellën që do të përdorin blaugranët ndaj Real Madridit, thuhet në njoftim.
Fanella do të dalë në shitje në dyqanet zyrtare të Barcelonës nga e enjtja e ardhshme. Sipas gazetës katalanase, çmimi fillestar është 499.99 euro.
Projekti shkon përtej bashkëpunimeve të mëparshme mes Spotify dhe Barcelonës: Tyler, Creator nuk do të kufizohet vetëm te vendosja e markës në fanellë, por do të drejtojë edhe konceptin krijues të fushatës vizuale dhe audio që e shoqëron atë.





