Protestat studentore në Tiranë zhvendosin Egnatia – Midtjylland nga “Air Albania” në “Elbasan Arena

Përballja mes Egnatias dhe Midtjylland, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League, do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në “Air Albania”, siç ishte parashikuar. Ndryshimin e stadiumit e ka konfirmuar zyrtarisht klubi i Egnatias.

Vendimi është marrë për shkak të protestave masive të studentëve në Tiranë. Në njoftimin e tij, klubi rrogozhinas sqaron se zhvendosja lidhet me situatën në kryeqytet dhe nevojën për të garantuar sigurinë, ndërsa orari i nisjes mbetet i pandryshuar, 18:45.

Të lidhura

None found

Kjo ndeshje ka një peshë të veçantë për Egnatian, pasi lidhet me debutimin e saj në Kupat e Europës.


Shtuar më 15.10.2026 10:53