Malisheva pret Prishtinën në duelin e liderëve që përmbyll sot xhiron e nëntë

Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Malishevës dhe Prishtinës, do të ulë sot (e enjte) siparin e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Takimi që po ngjall entuziazëm të madh do të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, ku Malisheva do të presë Prishtinën. Fillimi i ndeshjes është parashikuar në orën 14:00.

Për të dyja skuadrat, kjo përballje ka peshë të veçantë, sepse synojnë ta përfundojnë fazën e parë të ndeshjeve në krye të renditjes dhe të krijojnë shkëputje.

Ky është i vetmi takim i planifikuar për të enjten, pasi të martën u luajtën dy ndeshje dhe të mërkurën u zhvilluan dy të tjera.

Ndërkohë, kampionati do të vijojë në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të.


Shtuar më 15.10.2026 08:21