Paris Saint-Germaini ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke shkuar në pushim me avantazhin e thellë 3-0.
Të lidhura
None found
Rastin e parë për të shënuar e pati Manchester City në minutën e 12-të, kur Antoine Semenyo provoi nga afërsia, por goditja e tij kaloi pak mbi traversë.
Vetëm një minutë më pas, Desire Doue zhbllokoi takimin. Ai goditi fuqishëm nga skaji i zonës, duke e kaluar PSG-në në epërsi 0-1.
Parisienët e dyfishuan avantazhin në minutën e 15-të. Doue shërbeu një krosim të saktë për Ousmane Dembelen, i cili realizoi për 0-2.
Achraf Hakimi ishte pranë golit të tretë në minutën e 31-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga shtylla e majtë.
Megjithatë, një minutë më vonë erdhi edhe goli i tretë i PSG-së. Vitinha përfitoi nga pasimi i saktë i Warren Zaire-Emery dhe shënoi për 3-0.
Me këtë rezultat, PSG e mbylli pjesën e parë në avantazh të trefishtë, ndërsa Manchester City përballet me një sfidë tepër të vështirë në 45-minutëshin e dytë.



