Situata në Tiranë është tensionuar që prej orëve të paradites, gjatë ditës së dytë të protestës së nisur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, efektivët e policisë kanë shoqëruar disa protestues në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Disa prej protestuesve janë rikthyer pranë Kryeministrisë, ku policia ka shoqëruar një pjesë të tyre.
Të lidhura
None found
Tre persona janë marrë nga policia në zonën e “21 Dhjetorit”.
Atje situata është përshkallëzuar për shkak të numrit të madh të protestuesve dhe gurëve të hedhur prej tyre. Përballë incidenteve, policia ka ndërhyrë intensivisht për shoqërimin e personave të përfshirë.
Edhe pranë Rrugës së Elbasanit janë kryer shoqërime të protestuesve.





