Wikoff zhvillon takime me Listën Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut

Admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, u takua me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut. Në takim morën pjesë edhe komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, si dhe pasuesi i tij, gjeneralmajori Roberto Vergori.

Të lidhura

None found

Biseda u përqendrua te gjendja e sigurisë në Kosovë dhe nevoja për ruajtjen e stabilitetit. Gjatë diskutimit u konfirmua gjithashtu se mandati i KFOR-it nuk ka ndryshuar.

Sipas njoftimit, misioni i KFOR-it mbetet i angazhuar ndaj të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë, me synimin për të garantuar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë.

NATO-ja theksoi pas takimit se stabiliteti i qëndrueshëm nuk mund të mbështetet vetëm te prania ushtarake, pasi kërkon edhe përfshirje politike.

“Megjithatë, siguria afatgjatë varet nga zgjidhjet politike, e jo nga masat ushtarake”, thuhet në njoftim.


Shtuar më 14.10.2026 19:38