Formacionet startuese të Dukagjinit dhe Vushtrrisë, Dallku përballet me ish-skuadrën

Dukagjini dhe Vushtrria përballen në javën e nëntë të Superligës së Kosovës, me të dyja skuadrat që e nisin sfidën nga pozita dhe objektiva të ndryshme.

Të lidhura

None found

Armend Dallku, i cili më parë e udhëhoqi Vushtrrinë drejt rikthimit në Superligën e Kosovës, tashmë është rikthyer te Dukagjini, klub ku ka punuar edhe në të kaluarën.

Pas tetë ndeshjeve, Dukagjini renditet i pesti me 13 pikë, ndërsa Vushtrria ndodhet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

Dallku ka vendosur që ekipi i tij të luajë pa një sulmues të mirëfilltë, duke përzgjedhur Dieni Isufin, Altin Merlakun dhe Iljesa Zylfijin në repartin ofensiv.

Ndërkohë, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, ka hedhur në fushë si pjesë të sulmit Daut Maxh unin, Kreshnik Bahtirin dhe Urim Statovcin.

Dukagjini: Lekaj, Dallku, Sinani, Basri, Bytyqi, Salihu, Gashi, Hugo, Merlaku, Zylfiji, Isufi.

Vushtrria: Isufi, Paloka, Miftari, Islami, Ajdini, Behrami, Hasani, Maxhuni, Bahtiri, Statovci.


Shtuar më 14.10.2026 17:33