Dy persona që morën pjesë në protestë dhe u plagosën gjatë përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit janë transportuar në Spitalin e Traumës.
Sipas të dhënave nga spitali, të dy protestuesit janë të vetëdijshëm. Njëri po i nënshtrohet kontrolleve të para mjekësore, të cilat do të përcaktojnë nivelin e dëmtimeve, ndërsa tjetri është shtruar dhe po trajtohet nga mjekët e urgjencës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, stafi mjekësor i Traumës vijon të jetë në gatishmëri, për shkak të situatës së tensionuar që po zhvillohet në terren.






