Kallëzohet penalisht zyrtari policor në Kratovë, dyshohet se qëlloi disa herë në ajër

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ndaj një zyrtari policor është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të parashikuar në nenin 288 të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së e ka dorëzuar kallëzimin në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë ndaj M.N.

Sipas njoftimit, zyrtari, i cili është i punësuar në Departamentin për Operacione Speciale Policore pranë MPB-së, më 01.08.2026, jashtë orarit zyrtar të punës, ka përdorur pistoletën e shërbimit në dy raste. Ai dyshohet se ka shtënë disa herë në ajër, fillimisht para një objekti hotelierik dhe më pas në sheshin e Kratovës.

MPB-ja njofton gjithashtu se Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të propozojë nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë lidhur me shkeljen e rendit dhe disiplinës në punë. Deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndaj zyrtarit pritet të merret masa e pezullimit, përkatësisht largimi i përkohshëm nga vendi i punës./Telegrafi/


Shtuar më 14.10.2026 15:17