LSDM kërkon që të gjithë zyrtarët e përfshirë në largimin e Iva Mihailovës drejt Bullgarisë të mbajnë përgjegjësi, duke ngritur dyshime se pas këtij veprimi mund të ketë qëndruar një marrëveshje mes përfaqësuesve të pushtetit.
Të lidhura
None found
Sipas opozitës, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar negociatat, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka siguruar procedurën e pakufizuar të tranzitit të Mihailovës përmes kufirit, me miratimin e kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Në vend të përgjegjësisë nga Toshkovski, tani populli sheh teatër”, deklarojnë nga LSDM, duke e akuzuar qeverinë se po përpiqet t’ua kalojë fajin të tjerëve dhe po përdor një fushatë mediatike për ta larguar vëmendjen nga rasti.
Partia opozitare kërkon që të gjitha rrethanat e largimit të Mihailovës të hetohen në mënyrë të plotë, përfshirë edhe mundësinë nëse zyrtarë të caktuar kanë dhënë marrëveshje apo udhëzime.
LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe ndëshkimin e çdo personi për të cilin do të vërtetohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast ose nuk ka vepruar brenda kompetencave të veta.
“Qytetarët e meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa shteti meriton institucione që e zbatojnë ligjin”, theksojnë nga LSDM.







