Klekovski njofton për vonesë në regjistrimin për vaksinën e gripit

Procesi i regjistrimit për vaksinimin kundër gripit sezonal nuk ka nisur ende, për shkak të një defekti teknik në portalin zyrtar.

Të lidhura

None found

Ministri i Shëndetësisë, Klekovski, deklaroi se sistemi po përballet me një problem teknik dhe pritet të vihet në funksion së shpejti.

Sipas tij, vaksinat tashmë kanë arritur në vend dhe do t’u shpërndahen Qendrave të Shëndetit Publik.

Deri tani janë siguruar 30 mijë doza, ndërsa 26 mijë doza të tjera pritet të mbërrijnë deri më 15 nëntor.

Vaksinimi sezonal kundër gripit konsiderohet një masë e rëndësishme parandaluese, veçanërisht për personat që kanë rrezik më të lartë për komplikime./Telegrafi/


Shtuar më 14.10.2026 12:42