Tre persona nga Shkupi, Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43), u ndaluan gjatë një operacioni të policisë në dy lokacione. Aksioni, i quajtur “Pastruesi”, u zhvillua nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale, përkatësisht Sektorit për Krime të Përgjithshme, të Dhunshme dhe Dhunë në Familje, në bashkëpunim me SPB Shtip – DPB Delçevë dhe SPB Shkup.
Të lidhura
None found
Hetimi lidhet me një çështje të hapur në Prokurorinë Themelore Publike në Delçevë për veprat penale “shantazh” dhe “rrezikim i sigurisë”, të përcaktuara në nenin 259 dhe nenin 144 paragrafi 2 të Kodit Penal. Sipas raportimit, disa persona nga Shkupi i kanë kërcënuar një banori të Dellçevës se do t’i rrezikonin jetën dhe gjymtyrët, duke i kërkuar 10,000 euro. Në rast se nuk paguante, ata e kërcënonin se do të publikonin materiale komprometuese.
Gjatë kontrolleve u gjet një pistoletë ilegale e markës “M57”, me kalibër 7.62 mm. Pas verifikimeve, u konstatua se arma kishte prejardhje nga një vjedhje e rëndë e kryer në zonën e SPB Shkup. SPB Tetovë bëri të ditur se, pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i rastit, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.





