Këtë të mërkurë, 14 tetor 2026, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i janë bashkuar protestës së nisur nga studentët e Mjekësisë.
Fillimisht, ishin studentët e Mjekësisë që u mobilizuan dhe nisën marshimin drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje studentëve që t’i bashkoheshin protestës.
Të lidhura
None found
Në momentin e mbërritjes së tyre, dera e fakultetit ishte e mbyllur. Megjithatë, pak më vonë, dera u hap dhe studentët dolën nga auditorët, duke iu bashkuar protestës.
Studentët janë dëgjuar një zëri duke hedhur thirrje kundër qeverisë: “Rama në burg, Berisha në burg. Duam revoluicion”.
Më pas ata kane nisur një marshim drejt sheshit “Skenderbej”.






