Në Kuvend do të zhvillohen sot intervistat me tre kandidatë, në kuadër të procedurës për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor, i cili zgjidhet nga deputetët.
Të lidhura
None found
Seancën e zhvillon Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, pas shpalljes së njoftimit publik dhe shqyrtimit të aplikimeve të pranuara. Nga katër aplikantë gjithsej, tre i plotësojnë kushtet për të vijuar në fazën tjetër të procedurës.
Kandidatët që do të përballen me intervistat janë avokatja Emilija Aleksovska nga Kumanova, avokati Xhoko Dikov nga Strumica dhe avokati Fadil Xhelili nga Gostivari.
Procesi zhvillohet pas anulimit të njoftimit paraprak për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga ana e Kuvendit, raporton Telegrafi.





