Revolucion/ Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt qendrës për protestë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin. Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte akte dhune në përballjen e të rinjve me forcat e rendit, kanë nxitur sërish studentët të dalin sot në protestë.

Mesa duket një pjesë e tyre nuk kanë pritur orën 14:00 për të protestuar, por kanë dalë më herët, si rasti i studentëve të Mjekësisë që janë nisur në turmë drejt qendrës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë ditën e djeshme protesta është karakterizuar nga tensione dhe dhunë, me 16 persona të arrestuar dhe 49 të proceduar.

 


Shtuar më 14.10.2026 10:41