Përballja në shtëpi me Drenicën, e zhvilluar në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës, i solli Gjilanit të gjitha pikët dhe rikthimin te fitorja. “Skifterët” e kontrolluan lojën që në nisje dhe e mbyllën takimin me rezultatin 3-0.
Të lidhura
None found
Pas këtij suksesi, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Drenica renditet e shtata me 10 pikë.
Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutën e 22-të, kur Armend Thaqi realizoi nga penalltia dhe i dha epërsinë Gjilanit.
Në minutën e 50-të, Drenicës iu paraqit një mundësi e shkëlqyer për t’u rikthyer në lojë, por Aurel Limani nuk arriti ta shndërronte në gol penalltinë.
Mevlan Zeka e siguroi fitoren në minutën e 65-të, duke shënuar pas pasimit të Oltion Bilallit.
Sulmuesi gjakovar realizoi sërish në fund të ndeshjes, duke vendosur shifrat përfundimtare 3-0 me golin e fundit të takimit.




