Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një lënde djegëse në ambientet e biznesit.
Si pasojë e flakëve, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë djegur.
Të lidhura
None found
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.






