Prania e vetëm 6 anëtarëve bëri që të mos zhvillohej mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Numri i deputetëve të pranishëm ishte i pamjaftueshëm për kuorumin e nevojshëm për miratimin e pikave të rendit të ditës.
Të lidhura
None found
Ndonëse mbledhja nisi 35 minuta pas orarit të caktuar dhe anëtarët pritën që të vinin edhe kolegët e tjerë, kuorumi nuk u arrit.
Arben Mustafa, kryetar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, u bëri thirrje deputetëve që në mbledhjet e ardhshme të paraqiten në kohën e dakorduar dhe të shmangin vonesat.
Duke vënë në dukje vonesën prej rreth 35 minutash, Mustafa kujtoi se deputetët e tjerë kanë mbledhje edhe në komisione të tjera. Ai kërkoi respektimin e orarit për të cilin janë pajtuar bashkërisht, duke rikujtuar se mbledhja është caktuar të martën në orën 10:00.





