Pak minuta me parë, një aksident ka ndodhur në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar. Sipas informacioneve praprake, dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut.
Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.





