Milan Radoiçiqi është parë në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc. Ish-nënkryetari i Listës Serbe mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku u vra rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.
Të lidhura
None found
Para sallës “Jezero”, ku u zhvillua tubimi i SNS-së, ekipi i N1 filmoi Radoiçiqin pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Alleksandar Vuçiqit. Në pamjet e publikuara nga N1, të dy shihen së bashku jashtë sallës.
Më herët, N1 kishte raportuar se Danillo Vuçiqi mbërriti në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.
Për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit 2023, Radoiçiqi kërkohet nga Interpoli. Në dhjetor të po atij viti, Interpoli lëshoi urdhërarrest për të dhe 11 persona të tjerë.





