Antigona Ramosaj, motra e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, foli për herë të parë për përballjen e saj me një sëmundje të rëndë gjatë një telefonate në emisionin “Live me Luizin”, të drejtuar nga Luiz Ejlli.
Të lidhura
None found
Edhe pse nuk dha shumë detaje rreth sëmundjes, Ramosaj shprehu mirënjohjen për motrën e saj, e cila e mbështeti dhe i qëndroi pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë.
Luiz Ejlli e përgëzoi për gjendjen e saj të tanishme, duke vënë në dukje se, pavarësisht betejës së kaluar, ajo po shfaqej e qeshur dhe dukej se e kishte marrë veten. Ai u shpreh gjithashtu se motrat dukeshin të forta dhe uroi që sëmundja të mos i rikthehej më.
“Dua të falënderoj edhe Albërien, e cila më ka qëndruar pranë”, tha Antigona Ramosaj.
Edhe Albërie Hadërgjonaj ndau një mesazh për të gjithë ata që po përballen me kancerin. Ajo theksoi se kjo sëmundje nuk duhet parë si fundi i botës, pasi ekzistojnë trajtime dhe organizmi ka aftësinë të luftojë. Hadërgjonaj u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm, duke shtuar me humor se kishte nisur të fliste si një mjeke.




