Dalja e minatorit të bllokuar në thellësi të Trepçës është pritur me ankth të madh nga babai i tij. Ai ka treguar se i biri punon si minator prej gjashtë vitesh.
Të lidhura
None found
“1 vit as rrogë s’ka marrë as kurrgjë”, u shpreh prindi i shqetësuar.
Rasti ka nxitur reagimin e Sindikatës së minatorëve të Trepçës, e cila theksoi se familjet e punëtorëve nuk duhet të përballen me një barrë të tillë emocionale.
“Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike. Ky është vetëm njëri prej shumë prindërve dhe familjarëve tanë që po e përjetojnë me dhimbje këtë situatë.
Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre. Ne meritojmë të trajtohemi më mirë, me respekt dhe me dinjitet, sepse pas nesh nuk janë vetëm minatorët, por edhe familjet tona që vuajnë bashkë me ne”, thuhet në reagimin e Sindikatës së minatorëve të Trepçës.







