Presidenti Amerikan Joe Biden ka reaguar për herë të parë pas pushtimit të Afganistanit nga telebanët, pas tërheqjes së ushtrisë amerikane.
Biden ka deklaruar se Amerika u dha mundësinë Afganëve por ata nuk luftuan për veten e tyre, duke shtuar se nuk do përsërisë gabimet e së shkuarës për të mos rrezikuar më asnjë bij ameriikani.
Joe Biden: Afganët nuk luftuan për veten e tyre. U dhamë çdo mundësi. I mbështetëm. Ka organizata që sot janë kërcënim edhe për ne. Unë kam pritur Presidentin vetë. Kemi patur një bisedë miqësore, folëm se si qeveria duhet të pastrohej nga korrupsioni në mënyrë që të funksiononte. Amerikanët u tërhoqën pas 20 vitesh. Edhe sa bij amerikanësh duhet të humbsnin në Afganistan që të tërhiqeshim. Unë e kam vendosur. Nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës.
Gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se do të jem drejtpërdrejt me ju. Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre. /albeu.com/