Kosova U17 u mposht thellë nga Irlanda në kuadër të Grupit 1 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Të lidhura
None found
Ndeshja, e luajtur të dielën në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren 6-0 të përfaqësueses irlandeze.
Irlanda e dominoi takimin dhe siguroi tri pikët falë dy golave të shënuar nga Lara Dallaghan dhe po aq realizimeve të Ellen Goggin.
Hailey Toomey dhe Maisy Healy kompletuan listën e golashënueseve, duke kontribuar me nga një gol.
Me këtë disfatë, Kosova vazhdon të jetë e treta në grup, me katër pikë të grumbulluara. Deri tani, “Dardanet” e reja kanë regjistruar fitoren ndaj Azerbajxhanit dhe barazimin 0-0 kundër Shqipërisë.
Irlanda udhëheq renditjen me nëntë pikë, ndërsa Shqipëria pozicionohet e dyta me katër pikë. Azerbajhani mbetet në fund të tabelës pa pikë.
Në përballjet e ardhshme të kësaj faze, Kosova do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive.
