Arbitri portugez António Nobre gjyqtar në ndeshjen Kosovë–Austri

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe për të ndarë drejtësinë është caktuar gjyqtari portugez António Nobre.

Të lidhura

None found

Nobre bën pjesë në grupin më të lartë të arbitrave në Portugali dhe ka grumbulluar përvojë të konsiderueshme në kompeticionet evropiane të UEFA-s, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Në CV-në e tij ndërkombëtare spikasin edhe ndeshje të mëdha me ekipe kombëtare. Gjatë vitit 2025, ai ishte gjyqtari kryesor i takimit Francë–Irlandë, i vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në “Fadil Vokrri”, Nobre do të shoqërohet nga një ekip i plotë portugez. Në rolin e asistentëve janë emëruar Nelson Pereira dhe Paulo Brás, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Miguel Nogueira.

Edhe dhoma e VAR-it do të ketë përbërje tërësisht portugeze, me André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo të ngarkuar për rishikimin e situatave. Në këtë mënyrë, UEFA ka vendosur që e gjithë skuadra e arbitrimit për këtë sfidë të vijë nga Portugalia.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis