Pentagoni po dërgon 1000 trupa të tjerë për të ndihmuar me evakuimet në Kabul, tha një zyrtar për ABC News. Ata dërguan 3,000 trupa në fillim të kësaj jave.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të trupave amerikane në Afganistan në 6,000.
Rritja e anëtarëve të shërbimit në Kabul vjen pas takimit të gjeneralit Frank McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, me përfaqësuesit e talebanëve të dielën në Doha, Katar, për t’i informuar ata që të mos ndërhyjnë në misionin amerikan në aeroport, sipas një Zyrtari.
Në emisionin “This Week” të ABC, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se zhvendosja e ambasadës në aeroport ishte “për të siguruar që ata të mund të veprojnë në mënyrë të sigurt “, por ende të mbajë një prani thelbësore diplomatike atje.
Flamuri amerikan në ambasadë u rrëzua të dielën, sipas një zyrtari amerikan, shkruan ABC.