Shehaj për hetimin e KAYO-s nga SPAK: Qëndrimi i Ramës në pushtet nënkupton vijimin e vjedhjes

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas kontrolleve dhe sekuestrimit të dokumenteve të kryera nga SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të hetimit për trafik armësh që lidhet me kompaninë shtetërore KAYO.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj e cilësoi këtë si një tjetër skandal që, sipas tij, tregon mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Ai deklaroi se Rama nuk ka dëshmuar aftësi për të drejtuar vendin pa shkelur ligjin dhe pa prekur paratë e qytetarëve. Sipas Shehajt, rastet e hetuara nga SPAK-u nuk përbëjnë ngjarje të veçuara, por janë shndërruar në mënyrën e funksionimit të qeverisjes.

Gjatë reagimit të tij, kreu i Partisë Mundësia përmendi edhe hetimet e tjera të SPAK-ut, duke renditur inceneratorët, tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, Portin e Durrësit, Unazën e Madhe, sterilizimin, AKSHI-n, check-up-in dhe aksin Thumanë-Kashar.

Shehaj tha se bëhet fjalë për 10 çështje dhe shtoi se në këtë listë duhet përfshirë edhe Bashkia e Tiranës dhe hetimi që lidhet me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Rama ka dëshmuar një paaftësi të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin dhe pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ai të largohet. Tashmë e kemi kuptuar se çfarë di të bëjë: vetëm të vjedhë”, u shpreh ai.

Sipas Shehajt, mënyra e qeverisjes së kryeministrit është zbuluar mjaftueshëm dhe largimi i tij është i domosdoshëm. “Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes”, përfundoi kryetari i Partisë Mundësia.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubet