Kompania Publike “Termokos” ka bërë të ditur se puna përgatitore për nisjen e sezonit ngrohës 2026/2027 është duke hyrë në fazën përfundimtare.
Të lidhura
None found
Ky vlerësim u bë gjatë një takimi që u zhvillua të premten, ku i pranishëm ishte ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fidan Rekaliu, së bashku me ekipin drejtues të ndërmarrjes.
Në komunikatën e lëshuar për media, theksohet se në takim u shqyrtua progresi i punëve për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, ndërsa Rekaliu u bëri thirrje të gjithë të përfshirëve që të tregojnë përkushtim dhe angazhim maksimal në mënyrë që të gjitha aktivitetet e planifikuara të përfundojnë brenda afateve të caktuara.
Sipas njoftimit zyrtar të Termokosit, duke u mbështetur në ecurinë e deritanishme të punimeve, është konstatuar se përgatitjet po shkojnë drejt finalizimit dhe se tashmë po sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të sezonit ngrohës.
Në këtë periudhë, NP “Termokos” u ofron shërbime ngrohjeje më shumë se 25 mijë konsumatorëve.
Paralelisht, kompania po zbaton edhe projekte kapitale me peshë strategjike, ndër të cilat veçohen “Solar 4Kosovo” dhe projekti për dyfishimin e kapaciteteve ekzistuese.
Sipas Termokosit, këto nisma pritet të hapin rrugë për zgjerimin e mëtejshëm të infrastrukturës së ngrohjes dhe për rritjen e numrit të përdoruesve të shërbimit.
