Në seancën e 123-të plenare, deputetët miratuan nevojën që dhjetë ligje të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar, me synimin për t’i harmonizuar me Ligjin për udhëheqës të lartë.
Të lidhura
None found
Ndër aktet ligjore përfshihen ndryshimet dhe plotësimet n�� ligjin për themelimin e Agjencisë Kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, në ligjin për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, si dhe në ligjin për Inspektoratin arsimor. Lista vijon me ndryshimet në ligjin për shërbimin pedagogjik, ligjin për byronë e zhvillimit të arsimit, ligjin për aktivitetin filmik dhe ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në të përfshihen gjithashtu ligji për të drejtat e komuniteteve që përbëjnë më pak se 20% të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ligji për inspektoratin për përdorimin e gjuhëve dhe ndryshimet në ligjin për evidencën amë.
Gjatë seancës, deputeti Skender Rexhepi kërkoi që rendit të ditës t’i shtohej Propozim-rezoluta për respektimin e standardeve të procedurës gjyqësore në gjykimin ndërkombëtar kundër ish-udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se kjo rezolutë figuron në rendin e ditës së seancës së 85-të plenare dhe se seanca për shqyrtimin e saj do të caktohet kur të plotësohen kushtet.
Deputetët e Frontit Evropian mbështetën kërkesën e Rexhepit, ndërsa koordinatorja Rina Ajdari kritikoi punën e Gashit.
Në vijim të seancës së 105-të, Kuvendi ratifikoi ndryshimet në Protokollin 4, që lidhen me përkufizimin e konceptit “prodhime me origjinë” dhe
