Policia e Kosovës: Protesta në Prishtinë u mbyll pa incidente

Protesta e zhvilluar sot në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë përfundoi rreth orës 17:50, pa incidente dhe në mënyrë të qetë, njoftoi Policia e Kosovës.

Të lidhura

None found

Për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës, autoritetet policore kishin marrë masat e nevojshme.

Sipas Policisë, angazhimi i saj u përqendrua në sigurimin e pjesëmarrësve dhe menaxhimin e situatës përgjatë gjithë zhvillimit të protestës.

Institucioni policor shprehu mirënjohje për organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë, duke vlerësuar qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar prej tyre.

Policia veçoi gjithashtu respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë, si gjatë protestës, ashtu edhe gjatë lëvizjes në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, qetësia, përgjegjshmëria dhe zbatimi i udhëzimeve të policisë ndikuan që protesta paqësore të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.


Shtuar më 1.10.2026 18:52

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet giriş