Moderatorja Roza Lati ka pasur një diskutim të gjatë në rrjetet sociale me ndjekësit e saj duke u përgjigjur edhe pyetjeve të tyre më picante.
Kujtojmë se 32-vjeçarja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku tërheq vëmendje gjithmonë me anë të seteve fotografike që realizon, pasi në to shfaqet mjaft joshëse, sensuale, duke pozuar herë topless e herë lakuriq.
Mbrëmjen e djeshme, prezantuesja seksi zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit dhe pyetja e parë pikante që iu bë ishte: “Kur ke bo seks për herë të fundit?”.
Roza vendosi të përgjigjej me ironi ndaj pyetjeve personale, duke shkruar: “Alo…? Po… dy bileta për kinema desha… reshti fundit të lutem… po… Faleminderit!”.
Pyetja e dytë ishte: “Qofsh free një herë në krevat me mu para se të vdes”. Në këtë rast, Roza shkroi vazhdimin e përgjigjes së parë: “Alo… po… ai filmi… me pull të kuqe është apo jo? Aman, se kemi kalamaj me vete…!”.
Por pyetjet nuk kishin fund për jetën private të aktores. E radhës ishte: “Je në lidhje?”.
Roza iu përgjigj: “Alo… po… Harrova em marr Popcorn. Thuaji dikujt të na sjelli. Faleminderit!”.
Shumë fansa të artistes dëshirojnë të kenë një mundësi që ta takojnë atë. Mirëpo, kur njëri e pyeti nëse kjo mund të realizohej, Roza tha: “Kam punë o xhan. Për Zotin.”.
Një tjetër i drejtoi këtë pyetje Latit: “Kam kohë të gjatë pa bërë seks. Do bësh seks me mua?”.
Edhe këtë herë, Roza vazhdoi historinë e “filmit” në përgjigje, duke shkruar: “Alo… po… ca, kam parku keq??? Po unë ia dhash çelësat atij rojes mo! Merru me rojen, jo me mua!”.
Para se të festonte ditëlindjen e saj, Roza tregoi se i kishte premtuar nënës, Rita Latit, se në këtë moshë do të bëhej nënë për herë të parë.
E pyetjet rreth shtatzënisë nuk kishin si të mungonin për bionden seksi.
“Mos je gjë shtatzënë? Një nur i tillë të ka rënë”, i shkruante ndjekësja, së cilës Roza ia ktheu: “Do ishte mrekulli”, duke nënkuptuar se së bashku em të dashurin e saj, e mendojnë zgjerimin e familjes./albeu.com/