Dogji tokën dhe një magazinë me prodhime bujqësore në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka vënë në pranga shtetasin: A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjesërisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.


Shtuar 15.08.2021 10:37

Tags: ,