Në Prishtinë analizohet perspektiva evropiane e Kosovës dhe e ardhmja e zgjerimit të BE-së

Roli i zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, qasjet e ndryshme të vendeve anëtare dhe pengesat që Kosova duhet të kapërcejë në rrugën drejt anëtarësimit u diskutuan të mërkurën në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Diskutimi me temën “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së” mblodhi ekspertë nga Evropa, diplomatë, zyrtarë institucionesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë takimit u shqyrtua ndikimi i qëndrimeve të shteteve anëtare në procesin e zgjerimit dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.

Organizatorë të aktivitetit ishin Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Austro-French Centre for Rapprochement in Europe, Balkan Research Institute dhe French Institute of International Relations.

Drejtori ekzekutiv i KCSF-së, Dren Puka, tha në hapje se lufta në Ukrainë ka krijuar një moment të ri për zgjerimin e BE-së dhe ka ndikuar në mënyrën se si kuptohet ky proces.

Ai theksoi se, krahas reformave dhe respektimit të kritereve, në vendimmarrjen për zgjerimin po bëhen më të rëndësishme çështjet e sigurisë, përafrimi gjeopolitik dhe vullneti politik i vendeve anëtare.

Sipas Pukës, Kosova përfaqëson një shembull të qartë të kësaj përplasjeje, pasi parimi i meritës bashkëjeton me faktorët politikë që lidhen me njohjen e Kosovës dhe nevojën për konsensus brenda Bashkimit Evropian.

Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Huchet, deklaroi se zgjerimi është rikthyer në qendër të planifikimit strategjik evropian. Megjithatë, ai nënvizoi se shtetet anëtare nuk pajtohen plotësisht për kohën, kushtet dhe metodën e zhvillimit të procesit.

Huchet tha se Franca e sheh zgjerimin si një proces që duhet të jetë i besueshëm dhe i bazuar në meritë. Në të njëjtën kohë, sipas tij, BE-ja duhet të bëjë përgatitjet institucionale, politike dhe financiare për përfshirjen e anëtarëve të rinj.

Ai përmendi si hapa pozitivë të Kosovës aplikimin për anëtarësim në BE dhe liberalizimin e vizave, por kërkoi vijimin e reformave, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe angazhimin e pandërprerë në dialog.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, e cilësoi zgjerimin si një çështje strategjike për sigurinë dhe autonominë e Evropës. Sipas tij, mënyra aktuale e funksionimit të procesit nuk e pasqyron plotësisht urgjencën e shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike.

Schnetzer bëri thirrje për hapa konkretë që do ta përshpejtonin zgjerimin, duke përfshirë shqyrtimin nga Komisioni Evropian të aplikimit të Kosovës për statusin kandidat.

Ai tha se Austria mbështet procedura më të thjeshta dhe përdorimin e votimit me shumicë të cilësuar, si dhe që çështjet dypalëshe të mos shndërrohen në pengesa për procesin. Në të njëjtën kohë, ambasadori austriak theksoi se standardet dhe reformat themelore duhet të mbeten të pacenueshme.

Sipas Schnetzer, integrimi gradual do t’u mundësonte vendeve kandidate të merrnin përfitime të prekshme nga afrimi me BE-në edhe përpara anëtarësimit të plotë. Megjithatë, objektivi përfundimtar, tha ai, mbetet përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, u ndal te mospërputhja mes progresit të vendit në reforma dhe integrimit të tij praktik me Unionin, në njërën anë, dhe bllokimit të procesit formal të anëtarësimit, në anën tjetër.

Zulfaj tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim vazhdon të jetë i bllokuar, pavarësisht përparimit në disa fusha. Ai shtoi se Këshilli i BE-së ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës.

Sipas tij, hapi më i rëndësishëm duhet të jetë marrja e statusit kandidat dhe nisja e negociatave për anëtarësim.

Zulfaj argumentoi se dialogu me Serbinë mund të përfshihet në një kapitull të posaçëm të negociatave, në një qasje të ngjashme me trajtimin e çështjes së normalizimit përmes kapitullit 35.

Ai vuri në dukje se, duke pasur parasysh realitetin e sotëm gjeopolitik, vlerësimi i përparimit të Kosovës duhet të marrë parasysh përafrimin e saj të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe respektimin e vlerave themelore të Unionit.

Paneli u drejtua nga Florent Marciacq, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Austro-French Centre for Rapprochement in Europe dhe bashkëpunëtor hulumtues në Institut français des relations internationales (Ifri), në Vjenë dhe Paris.

Pjesëmarrësit theksuan se qëndrimet e vendeve anëtare ndaj zgjerimit përcaktohen nga perceptimi i rëndësisë gjeopolitike të procesit, por edhe nga interesat e brendshme, shqetësimet e sigurisë, kapaciteti për të përthithur anëtarë të rinj dhe vizionet e ndryshme për të ardhmen e BE-së.

U vlerësua se lufta në Ukrainë ka rritur mbështetjen politike për zgjerimin, por nuk ka sjellë një dakordësi të plotë mes shteteve anëtare për mënyrën dhe përmasat e zgjerimit të ardhshëm.

Përfaqësuesit në panel nënvizuan se dinamika e re gjeopolitike nuk garanton vetvetiu përparim të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Sipas diskutimit, e ardhmja evropiane e Kosovës kushtëzohet nga zbatimi i reformave dhe përmbushja e kritereve, por edhe nga shkalla e unitetit politik mes shteteve anëtare dhe rëndësia që ato i japin Kosovës në politikat e zgjerimit.

Një tjetër përfundim i panelit ishte se perspektiva evropiane e Kosovës nuk duhet të shihet vetëm përmes marrëdhënieve dhe dialogut me Serbinë.

Në këtë kuadër u shqyrtua edhe përdorimi i instrumenteve të integrimit gradual dhe i formave të reja për përfshirjen e Kosovës në fusha të ndryshme të politikave evropiane, veçanërisht në sektorët ku statusi i saj krijon më pak pengesa.

Në panel morën pjesë Donika Emini, drejtore ekzekutive e Balkan Research Institute në Prishtinë, hulumtuese në Universitetin e Grazit dhe anëtare e BiEPAG; Ruth Ferrero-Turrión, profesore në Complutense Institute for International Studies në Madrid; Kai-Olaf Lang, hulumtues i lartë në German Institute for International and Security Affairs në Berlin; Clotilde Warin, bashkëpunëtore e asociuar shkencore në Institut Jacques Delors dhe drejtore e Programit për Evropën në Eastern Circles në Paris; si dhe Doris Wydra, hulumtuese e lartë dhe drejtoreshë ekzekutive e Salzburg Centre of European Union Studies në Salzburg.

Aktiviteti u mbështet nga Open Society Foundations Western Balkans, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Suedia.


Shtuar më 30.09.2026 21:48

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet