Ftesë në 5”/ Videot intime të personazheve publike, Nini paralajmëron mbylljen përfundimtare të llogarive që i shpërndajnë

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime të personazheve publike në vend, si në rrjetet sociale ashtu edhe në telefonat personalë, ishte tema e diskutimit sot në “Ftesë në 5”. Të ftuarit në panel e cilësuan njëzëri këtë veprim si cenim të privatësisë dhe formë të linçimit publik.

Sevim Arbana e quajti ngjarjen një shkelje flagrante dhe tha se me të duhet të merreshin policia dhe strukturat e krimit kibernetik. Ajo theksoi se bëhet fjalë për persona publikë, të cilët i kanë dhënë publikut, ndërsa u shpreh se sharjet dhe hedhja e baltës nga personi që i ka shpërndarë videot nuk mund të quhen gazetari.

Të lidhura

None found

Aldor Nini, drejtues i kompanisë ACROMAX, tha se videot ishin parë dje në një faqe pornografike, por nuk dihet prej sa kohësh ndodheshin aty. Sipas tij, ato cenojnë privatësinë, pasi shfaqin persona gjatë veprimeve private.

Nini shpjegoi se ligji parashikon raste përjashtimore kur publikimi mund të lidhet me tendera ose me interesin publik. Edhe në këto raste, sipas tij, mund të publikohet vetëm aq sa është e nevojshme. Për videot në fjalë, ai tha se nuk sheh vlerë lajmi dhe se ky është problemi më i madh.

Sipas Ninit, materialet janë nxjerrë për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar klikime, ndërsa nuk dihet kush i ka publikuar. Ai shtoi se kompania e tij ka punuar për bllokimin e videos dhe paralajmëroi se shpërndarja e saj, përfshirë përdorimin e fotove të marra prej saj, mund të çojë në mbylljen përfundimtare të WhatsApp-it, Instagram-it apo rrjeteve të tjera sociale për personat që e bëjnë këtë.


Shtuar më 30.09.2026 21:16

sultanbeyli escortpusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetMadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobetholiganbet