Kosova U21 fitoi 2-1 ndaj Qipros në ndeshjen e nëntë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Të lidhura
None found
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste, ndërsa pas pushimit ritmi ndryshoi. Në minutën e 52-të, Savvas Kontopoulos kaloi Qipron në epërsi 1-0.
Barazimi erdhi në minutën e 69-të. Erion Sadriu, i sapofutur në lojë, kontrolloi topin dhe depërtoi në zonë, ku u ndal nga një mbrojtës qipriot. Gjyqtari dha penallti dhe Hekuran Berisha shënoi për 1-1.
Shtatë minuta më pas, Berisha pasoi për Lirim Jasharin. Me një goditje të fortë nga rreth 20 metra, Jashari dërgoi topin në rrjetë dhe përmbysi rezultatin në 2-1.
Pas golit të dytë të Kosovës, loja u ashpërsua dhe dy futbollistë të Qipros morën kartonë të kuq, duke e lënë skuadrën e tyre me nëntë lojtarë. Kosova e ruajti epërsinë deri në fund dhe siguroi tri pikë të rëndësishme.
Me 14 pikë pas nëntë ndeshjeve, Kosova renditet e katërta.
