Qeveria miratoi sot Projektligjin për Menaxhimin e Resurseve Ujore, njoftoi ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli. Sipas saj, nisma synon përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe mbrojtjen më efikase të ujërave në vend.
Pacolli bëri të ditur se projektligji parasheh krijimin e Agjencisë së Ujërave, si dhe avancimin dhe harmonizimin e kornizës ligjore për menaxhimin e resurseve ujore me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Të lidhura
None found
Një tjetër risi, sipas ministres, është ngritja e strukturës administrative të Rojave të Ujërave. Ato do të kryejnë drejtpërdrejt detyrat që lidhen me mbrojtjen e resurseve ujore. Pacolli e cilësoi miratimin e projektligjit si një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së ujërave, të cilat i përshkroi si një nga pasuritë më të rëndësishme të vendit.
